Fokusi i Abazit në gjëra sensitive- Hard Disku, dhoma e përgjimeve, audiot e videot

Duket se fokusi i deputetit të Kuvendit të Kosovës pothuajse çdo herë është në gjëra sensitive. Si në “hard-disqe”, dhoma të përgjimeve e audio të videove.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, mbajti sot konferencë për media. Ai paraprakisht kishte paralajmëruar se do të fliste për video – incizime.

LEXO EDHE KETE

Dejona Mihali “dora e hekurt” në Vetëvendosje

Abazi nuk ka treguar as se për çfarë audio-inçizimesh apo video-inçizimesh apo skandalesh e kishte fjalën. Një gjë të tillë tha se do ta zbulojë në konferencë për media, por nuk e bëri.

Tashmë ish- kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi përveç paralajmërimeve të tij për audio – incizime, dikur gjurmonte edhe për gjetjen e hard diskut nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë

Gjatë vitit 2020, në seancën ku u votua mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti I, Abazi kishte tentuar ta gjente hard diskun me inqizimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Këto kërkime ai i kishte bërë për ca muaj rresht.

Derisa, së bashku me shefin e tij, Albin Kurti, Abazi ishte raportuar se kishte hyrë edhe në dhomën e përgjimeve të PTK-së. Anipse një gjë të tillë e kishte mohuar ky i fundit.

Ishte ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai që kishte deklaruar se kryeministri Albin Kurti, ud i ministrit të Punëve të Brendshme në atë kohë, Xhelal Sveçla dhe zv/kryeministri në detyrë i asaj kohe, Haki Abazi kishin qëndruar për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK, dhe kishin ndalur kamerat pa vendim të prokurorit.

“Është biseda e pjesëmarrësve të takimit. Mendoj se nuk do duhej të jemi të hollësishëm për çështjen e bisedave aty, por pas atij takimi presidenti doli para gazetarëve dhe kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe, me vendim të Kuvendit të Kosovës, të enjten ai është zëvendësuar me bashkëpartiaken e tij, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Ndryshe, Abazi ka kritikuar Kurtin në të kaluarën për mënyrën se si e kishte udhëhequr procesin dialogues me Serbinë, por edhe për mungesë të reformash në vend. Ai nuk ishte pjesë e asnjë subjekti politik para se të ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje./Botapress.info/

ngjashme