Kosova po përballet me inflacion dyshifrorë ndërsa qytetarët po përballën me rritje marramendës të çmimeve, e sidomos të lendeve djegës të ngurta si drunjtë dhe peleti që janë me të kërkuarat e sezonit të dimrit për shkak të krizës me energji. Ndryshe nga gushti i një vit më parë ku peleti ishte 192 euro për një një ton, sot çmimi i peletit për të njëjtën sasi shkon deri në 900 euro, e shteti vazhdon të heshtë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i lëndës djegëse, pelet, ka shënuar rritje prej afro 100% për muajin gusht.
“Çmimi mesatar me pakicë i produktit “Pelet” në muajin gusht të vitit 2021 ishte 192.00€ për një (1) ton, ndërsa në gushtin e vitit 2022 ishte 381.29€”, thuhet në përgjigjen e ASK.
Por ajo që është shqetësuese për qytetarët që kanë planifikuar ta përdorin peletin si lëndë djegëse për ngrohje, do i kushtojë jo pak xhepit të tyre.
Gazeta ka bërë një hulumtim në tregun e Kosovës për të kuptuar se sa është rritur çmimi i peletit dhe lëndëve të tjera djegëse krahasuar me vitin paraprak, duke pas parasysh edhe rritjen e kërkesës për shkak të krizës me energji.
Përderisa në gusht çmimi i peletit është dyfishuar në 381 euro nga 192 euro në vitin paraparak, në fund të muajit shtator dhe në fillim të tetorit çmimi i peletit kanë ‘fluturuar’. Gazeta ka kontaktuar disa prodhuesit dhe distributorët e lëndës djegëse pelet, në përgjigjen e tyre, rezulton se çmimet ndryshojnë nga 540 deri në 680 euro për një ton.
Gjithashtu ka pasur edhe qytetarë të cilët në rrjetet sociale e kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me rritjen e pakontrolluar dhe abnormale të çmimet të peletit në vend, madje çmimi për ton ka shkuar në mbi 700 euro sipas një qytetari i cili e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.
Krahas kësaj rritje enorme të çmimit të peletit, edhe drunjtë që përdoren për ngrohje nuk kanë mbetur prapa në çmim. Sipas ASK’së një metër kub dru në gushtin e vitit të kaluar nuk prekte assesi shumën prej 40 euro, ndërsa tani iu është afruar shumës 60 euro për një metër.
E për këtë çështje Gazeta ka kontaktuar me konsumatorë si dhe shitës të druve të zjarrit.
Për konsumatorët, kjo është rritja rekorde e çmimit të druve të zjarrit, e cila ka ndodhur ndonjëherë, në anën tjetër shitësit tregojnë se momentalisht një metër kub dru sillet nga 60 deri në 80 euro. E që gjithashtu kemi dyfishim të çmimit duke pas parasysh vitin paraprak.
E për këtë rritje të ‘çmendur’ të çmimeve të lëndëve djegës ka folur për Gazetën Metro, ish-drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pestreshi.
Ai ka thënë se rritja në ketë mënyrë e çmimit të peletit është abnormale, ndërsa ka shtuar se kur kërkesa e tejkalon kapacitetin prodhues atëherë krijohet ‘shortage’ apo mungese të produktit e rrjedhimisht te ofertës.
“Rritja e çmimit të peletit vërtetë se ka hypur lartë abnormalisht. Në një ekonomi të tregut, kur kërkesa tejkalon kapacitetet prodhuese apo kapacitetet për te ofruar, atëherë kemi “shortage” apo mungese të produktit e rrjedhimisht te ofertës. Kur ndodh kjo prodhuesit rrisin çmimet dhe çmimet mbesin te larta deri sa oferta arrin në ekuiliber me kërkesën. Gjë që është krejtësisht normale.”, ka thënë Pestreshi.
Por ka shtuar se heshtja e Autoritetit të Konkurrencës dhe mosveprimi i tyre ndaj kësaj situate, përgjegjësia bie mbi të zgjedhurit nga Kurti dhe Kuvendi. Ndërsa kritikat e tij kanë qenë edhe me të ashpra ndaj kësaj qeverisje, duke thënë se janë të paditur dhe
“Duke e parë heshtjen e Autoritetit dhe mos veprimet e tije ndaj situatave të tilla; në një të shkon mendja se personat përgjegjës te propozuar nga z. Kurti dhe emëruar nga kuvendi janë të paditur dhe aspak ne krye te detyrës apo nën dy, janë të inkuadruar në ndonjë kartel te kompanive te peletit, ne heshtje. Qeveria e Kosovës do të duhej që t’i mbajë duart larg Autoritetit të Konkurrencës sepse ky institucion është organ i pavarur. Qeveria e Kosovës për mos punën e Kryetares dhe Komisionit do te duhej qe te inicioj ne kuvend shkarkimin e tyre, dhe te filloi qe te emroi një komision kompetente. Pastaj AKK si institucion i pavarur do te duhej qe ta marr situatën ne kontroll, nëpërmjet mekanizmave te tij ligjore”, tha Pestreshi./Botapress.info/