Manchester United dhe Liverpool janë ndër klubet e Premier Ligës që po interesohen për talentin adoleshentë të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
Wirtz ka mbushur zbrazëtinë në Leverkusen të lënë nga transferimi i Kai Havertz te Chelsea në vitin 2020. Adoleshenti madje theu rekordin e Havertz si lojtari më i ri i klubit ndonjëherë në Bundesliga kur ai bëri debutimin e tij pesë ditë pas ditëlindjes së tij të 17-të.
18 vjeçari tashmë ka katër gola dhe katër asistime në pesë paraqitje në Bundesliga në fillim të sezonit, i treti golashënues më i mirë në ligë këtë sezon, pas Robert Lewandowskit dhe Erling Haaland.
Wirtz gjithashtu luajti tre herë për ekipin kombëtar të Gjermanisë gjatë pushimit ndërkombëtar të shtatorit dhe rritja e tij e shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e interesuara.
Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Manchester City janë të gjithë admirues të lojtarit, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv.
Bayern Munich gjithashtu ka qenë pa dyshim duke ndjekur lojtarët. Tashmë është pohuar se bisedime jozyrtare janë zhvilluar mes drejtorit sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic dhe babait të Wirtz, i cili gjithashtu shërben si agjent i tij, përciell Botapress.info