Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.
Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant.
Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.
Në fund ky meç i takoi Markut, i cili u shpall kampion i ‘welterweight’ IBF International.
Ky meç ishte shumë i luftuar dhe u duk shumë i barabartë qysh në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy.
Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.
Në raundin e tretë, Marku hyri furishëm duke arritur ta rrëzojë një herë kundërshtarin, por që nuk u llogarit ‘knockdown’.
Raundi i katërt nisi më mirë për Prodan, por Marku arriti të nivelizojë atë në pjesën e dytë të raundit.