Flet vëllai i 41-vjeçarit që u ther për vdekje në Fushë-Kosovë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.  Viktima ishte përfaqësuesi i Akademisë Infinit.

Për Gazetën ka folur vëllai i të ndjerit, Bekim Hamiti, i cili bën të ditur se nuk i dinë rrethanat e vdekjes.

Ai tha se nuk kanë asnjë informatë, përveç atyre që i dinë nga mediat dhe Policia.

LEXO EDHE KETE

Krejt çka dihet për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

Nuk kemi as ne info krejt çka dimë vetëm nga mediat dhe policia. Presim nga Policia e Kosovës që ta zbardh rastin” – tha vëllai i të ndjerit, Bekim Hamiti.

Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast./Botapress.info/

ngjashme