• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Flet më në fund Haki Rugova, tregon nëse do të kandidojë sërish për kryetar të Istogut 

nga Bota Press
21 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Disa parti politike kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për komunat përkatëse, kurse disa ende nuk e kanë bërë një gjë e tillë. Kështu, as në Komunën e Istogut, që udhëhiqet nga Haki Rugova i LDK-së, nuk kanë treguar se kush do të jetë kandidat për të parin e këtij qyteti nga radhët e këtij subjekti politik.

Në një prononcim Haki Rugova, tha se ende nuk është propozuar asnjë kandidat deri më tani nga kjo parti politike.

“Hala nuk i kemi propozuar”, tha shkurt ai.

Ndërsa, në pyetjen se a do të jetë njëri prej të apostrofuarve në media si kandidat të LDK-së për Kryetar të Istogut, Besart Dreshaj, Zenel Shatri apo Ilir Ferati, Rugova tha se ata të gjithë të mirë janë, gjersa shtoi se varet se kë do ta përkrahë kryesia atje.

“Nuk është me rëndësi përkrahja jem po përkrahja e degës apo kryesisë. Krejt të mirë janë”, shtoi ai. Se a do të kandidojë vetë Rugova në këto zgjedhje, pasi është dënuar me një vit burgim efektiv për korrupsion, ai tha se Gjykata nuk është pengesë për të.

“Gjykata nuk është pengesë. Ende s’është marrë vendimi se kush do të kandidojë”, tha tutje ai.

Ndryshe, sipas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndaj Haki Rugovës u shqiptua edhe dënimi plotësues dhe atë, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në afat prej një viti.

Sipas aktakuzës mbi të cilin u dënua,Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014 ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.

Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes të Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë vëllai i tij Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289,119.85 euro./Botapress/

Tags: Haki Rugova

Të ngjashme

Lajme

Ju kujtohet vajza e Zhades, ja si duket sot ajo

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Lajme

Genes i ndalohet hyrja përgjithëmonë në SHBA, kjo është arsyeja

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Lajme

Tuna Sejdiu: “Zogu” ma i mirë prej krejtve apo jo!

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Kosovë

Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës

nga Bota Press
12 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi ku u vranë 11 persona
  • Aksident i rëndë, vdes një 23-vjeçar
  • Ju kujtohet vajza e Zhades, ja si duket sot ajo
  • Genes i ndalohet hyrja përgjithëmonë në SHBA, kjo është arsyeja
  • Tuna Sejdiu: “Zogu” ma i mirë prej krejtve apo jo!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.