• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Flet babai i Aldit : Nuk e fal gjakun e tim biri

nga Bota Press
21 Tetor, 2021
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Rreth tri javë pas vetëvrasjes së Aldi Ramës, pasi qëlloi për vdekje me dy plumba oficerin e Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, babai i të ndjerit, Rufan Rama, ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës duke theksuar se djali i tij u vra. Madje, ai deklaron se do të marrë hak për atë që i ndodhi në familjen e tij, duke pretenduar se ngjarja nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç ka deklaruar zyrtarisht Policia e Lezhës.

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjekoligjore. Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah.  Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, çfarë bëhet me këtë popull. Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo me të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?”, ka deklaruar ai.

Pyetjes së bërë nëse në makinë ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në Lezhë ishte edhe një person i katërt, ai thotë se ka qarkulluar një lajm i tillë dhe se personi mund të ketë qenë me rrezikshmëri të lartë.

“Nuk jam i sigurt kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt, i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ia kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…”, thotë për “Faxnews”, Rufan Rama.

Aldi Rama humbi jetën pasi qëlloi veten me pistoletë pasditen e 28 shtatorit në Ishull Lezhë, rreth pesë orë ndjekje nga forcat RENEA dhe forca të tjera Policie që u vunë në ndjekje të tij pasi qëlloi me dy plumba oficerin e Policisë, Saimir Hoxha rreth orës 10:30 minuta të mëngjesit. I riu 21-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë dhe i arrestuar dy herë nga Policia, ndërroi jetë mëngjesin e ditës së nesërme në Spitalin e Traumës në Tiranë./Botapress.info/

Tags: Aldi Rama

Të ngjashme

Lajme

“Dëshmitarja e parë, e traumatizuar”, gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje nga sulmi i ‘TCH’

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Hajnat ia mësyjnë restorantit ‘Grand Antika’ në Pejë, vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

“Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën”, Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Botë

Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Dëshmitarja e parë, e traumatizuar”, gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje nga sulmi i ‘TCH’
  • Von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk është në dorën e Serbisë
  • Hajnat ia mësyjnë restorantit ‘Grand Antika’ në Pejë, vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro
  • “Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën”, Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut
  • Kaq do të kushtojnë zgjedhjet në veri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.