Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat në garën për të parin e kësaj komune.Kështu ka bërë të ditur, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa. Svarqa ka theksuar se aktualisht janë në fazën përgaditore për përzgjedhjen e kandidatit, për kryetar komune.
Derisa shton se brenda këtij procesi, do të zgjedhin kandidatin më të përshtatshëm për këtë pozitë.
“Nuk e kemi përzgjedhur, jemi në fazën përgaditore, vec sa e kemi hap këtë proces të vlerësimit të figurave që mund të jenë kandidat, për kryetar komune. Në një proces krejt të hapur dhe demokratik. Ferizaj shquhet për një pasuri kuadresh, brenda këtij procesi do të gjejmë një kandidat që është i përshtatshëm për këtë pozitë”, thotë ai.
Ndryshe, në mbledhjen e fundit të kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, për të parin e Ferizajt kanë shprehur interesim katër persona: Valon Halimi, Bahrije Hyseni, Flamur Istrefi si dhe Shpëtim Sojeva./Botapress/