Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Bunjaku ka qenë që nga viti 2016 pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.Gazeta Olle raporton se Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita si anëtar i KE të FFK-së.
Bunjaku i ka bërë të qartë Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarit të FFK-sê, Agim Ademit se ka dhënë dorëheqje shkaku i zhvillimeve të fundit dhe debateve në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar.Ndër të tjera Flamur Bunjaku tha se kontributi i tij ka qenë vullnetar dhe kontributdhënës pa përfituar asgjë.
Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe.