Ka qenë një meç fantastik ku pati plot katër KO, dy për Fury dhe dy të tjera për Wilder. Në fund Fury fitoi pasi në raundin e 11-të e nokautoi amerikanin i cili më nuk mund të ngritej.
Por kjo përballje i ka sjellë edhe të ardhura rekorde dy boksierëve, pasi ata kanë fituar miliona dollar.Boksieri britanik i kishte të garantuara 30 milionë dollarë (22 milionë funte, 26 milionë euro) dhe 60% të të ardhurave të paguara për shikime.
Ndërkohë, Wilder, që pësoi humbje i kishte të garantuara 20 milionë dollarë (15 milionë funte, 17 milionë euro) dhe 40% të parave që vijnë nga shikimet. Kjo është shuma e madhe që boksierët kanë fituar nga tri përballjet që kanë pasur mes vete.Sa fituan në luftimet e tyre të mëparshme?
Herën e parë që ata luftuan në vitin 2018, boksierëve thuhet se iu garantuan katër milionë dollarë (Wilder) dhe tre milionë dollarë (Tyson). Në luftën e tyre të dytë në vitin 2020, të dy luftëtarëve iu garantuan një çantë prej pesë milionë dollarë plus një përqindje e fitimeve të paguara për shikim.
Të dy boksierët u kthyen në shtëpi me një shumë prej rreth 25 milionë dollarë pasi u shtuan aty edhe PPV. /Botapress.info/