Pasi “Panorama Plus” raportoi lajmin për ndarjen e këngëtares Fjola Morina dhe Fisnik Sylës, ka reaguar ky i fundit, duke konfirmuar gjithçka.
Në një postim në Instastory ai ka pohuar ndarjen nga ish-partnerja e tij Fjola Morina, duke theksuar se është më i lumtur se kurrë.
“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit tuaj do ju përgjigjem: Jam single (beqar) dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të marrë nga jeta atë që meriton”, shkruhet në storyn e publikuar.
Nga ana tjetër këngëtarja nuk ka bërë ende një postim në Instagramin e saj në lidhje me këtë situatë, megjithatë dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Lidhja e tyre u publikua kur të dy u arrestuan në Morinë me armë dhe sot që mbërrin lajmi për ndarjen e tyre, të dy janë përfshirë në një skandal borxhi.
Raportohet se Fisniku dhe Fjolla kanë pasur një ndarje me shumë debate dhe akuza të forta për xhelozitë, por edhe për paratë. Kujtojmë se biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë. Të gjithë e mbajmë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati. Nuk dihet nëse kjo dasmë është e vlefshme, apo ishte sa për poza në Instagram, pasi këngëtarja në atë kohë ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa biznesmeni ende në proces divorci.
Por gati 1 vit nga momentet romantike, publikohet lajmi se ata ende nuk i kishin paguar paratë e udhëtimit, që ishin plot 23 mijë euro. Fjolla menjëherë reagoi duke u shprehur se mediat duhet të pyesnin Fisnikun, pasi nuk dinte asgjë rreth kësaj teme, ndërsa ish-partneri i saj tha se e gjitha ishte një shantazh për të. “Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. Është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Ne i themi si majë haraçi. Kam boll ku me bërë humanizëm dhe jo atyre njerëzve që dalin të maskuar në video dhe nuk tregojnë as fytyrën.
Burri që është burrë nuk del me maska, por del tamam si burrë dhe flet”, u shpreh Syla. Por duket se konflikti për skandalin e borxhit ka qenë i fundit mes tij dhe këngëtares kosovare, që kanë nisur nga problemet qëkur për Fjollën mbaroi kalvari i problemeve me drejtësinë. Sapo ajo u lirua nga akuzat, nisën edhe konfliktet me partnerin e saj, duke çuar në debate të ashpra, që sollën edhe ndarjen konfliktuale të tyre. Në daljet e saj publike, artisja nuk e ka pranuar ndarjen, duke u shprehur se nuk ka pse të tregojë. Ndërkaq Fisniku i është rikthyer jetës së tij në Belgjikë, pasi në vendin tonë mbeti i përfshirë në disa skandale.