Gjatë një bisede të zhvilluar në ambientet e tualeteve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Fisi e ka pyetur Artanin, “nëse do të ndihej i lumtur që të eliminohej këtë të premte?”.
Derisa po pastronin pasqyrat, Artani i dha përgjigjën Fisit, duke thënë se “nuk do të dëshironte që të ndodhte diçka e tillë’.
“Nuk isha ndje mirë, sepse për momentin jam shumë stabil. Jam duke u çuditë me veten dhe nuk do të kisha fare qejf”, ka thënë Artani.