Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, për sezonin 2020/21.Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Dukagjini vjen në finale pasi eliminoi Istogun, ndërsa Llapi fitoi me dy takime ndaj Prishtinës.Ky trofe luan rol të madh, pasi do ta përcaktojë skuadrën e dytë se cila do të luajë në Evropë.
Presidenti i skuadrës së Llapit, Beqir Batatina ka folur në lidhje me premiat që do t’i marrin futbollistët e skuadrës së tij nëse do ta fitojnë Kupën e Kosovës.
“Premia do të ketë, nesër me kryesinë kemi mbledhje dhe do të vendosim se sa do t’i marrin lojtarët. Do të jetë një shifër goxha e madhe” tha Batatina.
Kujtojmë që skuadra e Llapit është e licencuar për Evropë dhe nëse triumfon nesër do ta përfaqësojë Kosovën në arenën evropiane./Botapress/