Filmi i shkurtër ‘Schauerfilm’ me skenar dhe regji te Lorena Sopit, ka fituar katër çmimet kryesore në Festivalin GOLDEN BIRD FILM CHALANGE i cili ka përfunduar mbrëmë në Bangalore të Indisë. Në këtë festival ‘Schauerfilm’ ka fituar Best Short Film (Filmi më i mirë i shkurtër), Best Horror Film (Filmi më i mirë horror), Best Director (Regjisori më i mirë), dhe Best writer (Shkrimtari – skenaristi më i mirë). ‘Schauerfilm’ i cili mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman të viteve të tridhjeta në kinematografi, është një komedia e zezë me elemente të zhanrit horror që trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinti misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme. Me këto çmime, ‘Schauerfilm’, çon në 41 numrin e çmimeve të fituara në më shumë se 50 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani.
Filmi, ‘Schauerfilm’ po ashtu me datën 31 dhjetor do të përmbyll Festivalin Short Film Invictus, kurse gjatë muajit janar të vitit 2022 do të shfaqet edhe në Filmarte Short Film Festival, Star Film Festival, Muestra de Cine Internacional de Palencia, etc.
Filmi ‘Schauerfilm’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.
Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa, etj.
Drejtor fotografie është: Besnik Hasolli. Zëri: Beslidhje Bytyqi. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Skenariste dhe regjisore: Lorena Sopi.