Rusia veçse ka filluar t’i ndjejë sanksionet e perëndimit të vendosura si shkak i pushtimit të Ukrainës, nga ana e tyre.
Shtetet e perëndimit njëzëri po i dënojnë ashpër veprimet e Rusisë.
Perëndimi, qysh nga fillimi i tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, kishin bërë thirrje, sidomos në drejtim të liderit rus Vladimir Putin, që të anashkalohet konflikti cili mund të shpie në luftë, raporton lajmi.net.
Këto kërkesa të perëndimit nuk ishin përfillur nga Putini, gjë e cila kishe nxitur reagimin e bllokut perëndimor.
Më të filluar lufta në Ukrainë, perëndimi doli haptazi kundër Rusisë, duke paralajmëruar sanksione të shumta.
Sanksionet e ndryshme si pezullimi i projekteve të mëdha, e përjashtimi i Rusisë nga SWIFT erdhën shpejt, e bashkë me to erdhi edhe kriza në Rusi.
Me herët u lajmërua se bursa e Moskës nuk do të hapet sot, kjo si pasojë e rënies në vlerë të monedhës kombëtare ruse.
Perëndimi ka thënë se ky është vetëm fillimi i asaj se çfarë e pret Rusinë.