Policia e Kosovës dhe Policia Shtetit të Shqipërisë kanë filluar patrullimet e përbashkëta.
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ambasada gjermane mban sekret bisedën e Sarrazin dhe Kurtit: Për sanksionet mendojmë si BE-ja
“Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve,ështëvlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët. Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.