Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të shënohet të mërkurën, më 27 maj 2026.
Sipas njoftimit të BIK-ut, ceremonia qendrore për territorin e Kosovës do të organizohet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Programi festiv nis në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut, ndërsa më pas do të mbahet një ligjëratë tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit nga Arbnor Sinani, kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.
Namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 05:40 dhe do të prijet nga Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben dhe mesazhin tradicional të festës do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Po ashtu, BIK ka njoftuar se në ditën e parë të festës do të organizohet pritja tradicionale në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, nga ora 09:00 deri në 12:00.
Në urimin e saj, Kryesia e BIK-ut uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke lutur që Zoti t’i pranojë lutjet, ibadetet, haxhin dhe kurbanet e besimtarëve.



Të tjera
Lajme
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Valon Isufi e Shpejtim Gashi, dy bashkatdhetarë nisen në këmbë nga Suedia drejt Kosovës
Dy bashkatdhetarë kanë nisur një udhëtim
Lajme
Hoti kritikon Qeverinë: Shpenzuan mbi 2 miliardë euro buxhet, s’mund t’i përmendin tri projekte madhore
Kandidati për deputet nga radhët e