• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Fatmir Sejdiu: Rugova deshi të më bëj kryeministër në vitin 1998

nga Bota Press
3 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Fatmir Sejdiu, ish-president i Kosovës dhe ish-kryetar i LDK-së, ka thënë se ka qenë afër që të bëhej kryeministër i Kosovës në vitin 1998, me bekimin e Presidentit Ibrahim Rugova. Në rrëfimin për Pressing, Sejdiu ka thënë se propozimi kishte ardhur nga vet Rugova, pas zgjedhjeve të ’98-s, kur LDK-ja kishte fituar shumicën.

“Në pjesën e formimit të Qeverisë ishte paraparë që Kryeministër i Kosovës të jetë drejtpërdrejt në Kosovë. Propozimi i LDK-së, që kishte mandate më shumë dhe miratimi edhe i Rugovës në frymën e përgjithshme ka qenë, që unë të jem kryeministër i ri i Kosovës. Kjo është e ’98-shit”, ka rrëfyer Sejdiu.

“Ishte vendim dhe unë pranova me të gjitha sfidat që mund të vinin”, ka vazhduar ish-presidenti.

Por, vendim i i Rugovës që ai të bëhej kryeministër nuk ishte realizuar, për shkak të rrethanave politike të asaj kohe.

“Pastaj, u bënë disa lëvizje dhe Rugova më thirri në takim dhe më tha a të vjen keq, sepse  kryeministri duhet të jetë nga LBD-ja. Jo thashë, nuk më vjen keq”, ka treguar Sejdiu.

Sejdiu ka rrëfyer edhe pjesën e organizimit të zgjedhjeve në atë kohë dhe kundërshtimet që kishin pasuar, e që si rrjedhojë në zonën e Drenicës kishte dështuar organizimi i këtyre zgjedhjeve.

Sejdiu ka treguar se si Kuvendi i mandatuar nga ato zgjedhje kishte miratuar dy ose tri rezoluta ku mbështetej lufta e UÇK-së, tekstin e të cilave e kishte shkruar vet ai.

“Në atë kohë është bërë Kuvendi i Kosovës, i marsit ’98. Ka qenë një presion që të mos mbahen zgjedhjet. Me përjashtim të një pjese të Drenicës që nuk janë mbajtë zgjedhjet, në pjesë të tjera janë mbajtë. Është konstitutuar Kuvendi, është zgjedhur Idriz Ajeti kryetar i Kuvendit, janë nxjerrë dy tre rezoluta dhe e them pa modesti që teksti i tyre është teksti që unë e kam bërë dhe ka kaluar në Kuvend, që LDK dhe institucionet e Kosovës mbështesin luftën e armatosur të UÇK-së”, ka thënë Sejdiu.

Tags: Fatmir Sejdiu

Të ngjashme

Kosovë

Sa banorë u larguan nga Kosova në vitin 2021?

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kosovë

Kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kosovë

Duda Balje, Eliza Hoxha (PDK) dhe dy deputetë të VV-së vizitojnë Thaçin dhe tjerët në Hagë!

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kulturë

Rikthehet edicioni i dytë i Prishtina Gastronomy Festival

nga Bota Press
27 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Sa banorë u larguan nga Kosova në vitin 2021?
  • Kurti “i han” fjalët e veta: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe
  • Kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi
  • Duda Balje, Eliza Hoxha (PDK) dhe dy deputetë të VV-së vizitojnë Thaçin dhe tjerët në Hagë!
  • “Vidovdani” mobilizon Policinë e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.