E bija e Ismajl Dumoshit, albanologut dhe atdhetarit të paepur të çështjes kombëtare, ideatorit të demonstratave të 68-së, dhe mbesa e Osman Dumoshit, njërit nga krye-organizatorët e atyre demonstaratve.
Vlora Dumoshi, bijë e një familje të shquar dhe qendrestare përballë armikut shekullor, e një familje me taban kombëtar, i bënë nder t’i prij Kryeqytetit dhe Kosoves.
Dua t’besoj, se zonja Dumoshi, fillimisht të marr mbeshtetjën dhe besimin e pesë Degëve të LDK-së, në Prishtinë, dhe më pas edhe aprovimin dhe bekimin e Kryesisë së LDK-së dhe lidershipt të saj të ri, z.Abdixhiku për kandidate për Kryetare të Prishtinës.
Ministrja në dytyrë e Kultures, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosoves, znj. Vlora Dumoshi, ka shfaq ambicjen dhe gadishmerinë t’i hyj gares për të paren e Kryeqytetit në zgjedhjet për pushtetin lokal të cilat mbahen në tetorin e këtij viti.
Përballë, Arben Vitisë, kandidat i LVV-së, Uran Ismajlit të PDK-së, dhe të Daut Haradinjat nga AAK, zonja e nderuar Dumoshi, bënë një diferencë të theksuar nga rivalet në shumë aspekte dhe vlerësime nga të cilat Ministrja në detyrë në Qeverinë e Republikës së Kosoves krijon një avantazh i cili do t’i mundësonte marrjen e besimit të kryeqytetasve për t’a drejtuar dhe qeverisur në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Përvoja e saj e spiktaur disavjeqare në fushen e menagjimit dhe të organizimit që nderlidhën me organizimin dhe planifikimin e jetës së të rinjëve, në kultur, art dhe sport, duke filluar nga ato të nivelit të Kryqytetit dhe në atë qendror, të Republikes së Kosoves, si dhe aftësitë detektuese dhe identifikuese të nevojave dhe kerkesave imediate të brezave në njërën anë, dhe guximi vendimarrës si cilësi individuale, e bënë personalitetin dhe figuren e saj të pakrahasueshme me rivalet respektiv, në garë për t’parin e Prishtines.
Ish Ministri i Shendëtësisë në Qeverinë Kurti, z.Arben Vitija, edhe pse ishte në këtë detyrë për rreth 100 ditë, në kordinim me ish Kryemnistrin Kurti, në lidhje me Pandeminë, CoronaVirus-19, kishte shkel Kushtetutën e Republikës së Kosoves mëse dy herë, pa lënë anash këtu edhe skandalet me tenderat në lidhje me furnizimin e sistemit të shëndetësisë me mjetet mbrojtëse kundër pandemisë, deri të rasti fatal i humbjes së jetës së Gjilanasit të ri të karantinuar në Qendren e Studentëve në Prishtinë.
Kandidati i VV-së, nga këto shkelje abuzive dhe skandale deri në fatalitet, rezulton të jetë jo adekuat për Kryetar të Prishtinës dhe i pa dënjë të kerkoj votën e kryeqytetasve për të qeverisur dhe drejtuar Kryeqytetin e Republikës së Kosoves-Prishtinën.
Kandidati tjetër për t’parin e Prishtinës, z.Uran Ismajli (PDK), në kohen sa ishte në krye të Minsitrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e PAN-it dhe Kryemnistrit Haradinaj, nuk u shqua për menagjim të mirë dhe as për ndonjë afinitet e përkushtim për ta nxjerrë sistemin e shendetësisë nga gjendja e mjerueshme dhe katastrofale në të cilen është katandisë nga parti e tij n’kapje të shtetit, përkundrazi, gjendja e mjerë në këtë sistem viltal, vetëm sa u përkeqësua dhe degradue tutje…!
Kandidati tjeter për Prishtinën nga radhet e AAK-së, z.Daut Haradinaj, është një kandidaturë jo-serioze, inkompetente dhe mbi të gjitha ; një ambicje dhe ego e sëmuar për pushtet, ngase ky i fundit pëveq muskujve në politikë, nuk ka promovuar ndonjë vlerë dhe as cilësi tjeter më të cilen shquhet n’karieren e tij politike në AAK dhe permes saj në Parlamentin e Kosoves si deputet.
Urojmë që në krye të kryqytetit të zgjdhet zonja e nderuar Vlora Dumoshi, dhe të filloj së mbari puna në zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të kryqytetit, nga keqevrisja dhe keqmenaxhimi nga ana kryetarit aktual (LVV), z.Shpend Ahmeti./Botapress/