Kryeparlamentarin, Kryeministrin, dhePresidentin ! Synimit arrivist të LVV-së, për t’i kap të gjitha përmes shantazhit :
M’i jepni të gjitha, ose rrezikoni të zhdukëni nga jeta parlamentare me kërcënimin për zgjedhje të reja, fakt ky që i jep fund demokracisë, pluralizmit politik dhe vlerave të qytetërimit euro-përendimor, Opozita parlamentare në krye me lidershipin e ri të LDK-së, duhet t’i përgjigjet me një JO të prerë !
Fituesi të hjekë dorë nga Presidenti, ose Opozita ta bojkotoj gjithë procesin !
Sot, LDK-ja, në takim me LVV-në, përkatësisht ; takimi i Kryetarit Abdixhiku dhe Deputetit Kujtim Shala, përballë Kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe Deputetës Vjosa Osmanit nga LVV-ja, si fitues të zgjedhjeve, duhet t’a kushtëzoj fiuesin e zgjedhjeve (VV-në), me heqjen dorë nga pozita e presidentit, duke i’a lënë këtë pozitë Opozites, poqese duan këtë të fundit në konstituimin e Parlamentit të Republikës së Kosoves, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
– LDK, të mos i nënshtrohet diskursit arrivist të LVV-së, të promovuar në mënyrë të sofistikuar nga industria agresive mediatike dhe fryma populiste, dhe i sponzorizuar nga qarqe të dyshimta, histerike dhe anti-shtetërore.
– Një nënshtrim eventual i LDK-së ndaj këtij diskursi hegjemonist, do të ishte ; përveq poshtërim i vetëvetës, edhe rrezik për vetë ekzistencën e vleres sublime të Levizjaes sonë nacionale të fundviteve të 80-ta r drei me sot, Kosova shtet sovran dhe demokratik.
Çfarë realisht pret LVV-ja nga procesi, cila është intenca ?
E vetëdijshme se nuk imponon dot synimin e saj arrivist në kapjen e pozites së Presidentit, ajo deshiron konstituimin e Parlamentit dhe votimin e Qeverisë Kurti “2”, për ta eliminuar (vrarë) politikisht pretendenten e LVV-së për presidente, znj.Vjosa Osmani dhe për ta derguar vendin në zgjedhje për “fajin” e Opozites e cila”pengon”
tranzicionin “demokratik” të pushtetit, si dhe duke larguar Qeverinë Hoti në detyrë dhe U.D-në, e Presidentit, znj.Vjosa Osmani, dhe për t’i liruar poziten e U.D, të presidentit nga Kryeparlamentari i ri, kuptohet nga fituesi i zgjedhjeve !
Opozita, ta bojkotoj procesin e konstituimit të Parlamentit.
Arrogances agresive të LVV-së, përballë Opozites, dhe pretendimit absolutist dhe autoritarist të z.Kurti, i cili përmes frymes së “ndryshimit” dhe kursit populist, deshiron të shtrijë hegjemoninë dhe nënshtroj Opozitën, dhe kështu t’i hap rrugë sistemit totalitar i cili do të pëmbyste definitivisht demokracinë parlamentare si sistem të arrirë të vlerave euro-përndimore, duhet përgjigjur me JO të pa kapërcyeshme.
Kështu, Opozita do ta pamundësonte, ose së paku nuk do të legjitimonte dhe legalizonte mbytjën e demokracisë dhe pluralizmit politik, një e arritur kjo pas rënjës së ish sistemit komunist që rënja e perdes së hekurt me rrëzimin e murit të Berlinit me 3 tetor 1989.
Marrëveshja për Presidentin, para konstituimit të Institucioneve !
Të arrihet marrëveshja ; pozitë-opozitë për Presidentin i cili i takon ekskluzivisht Opozites, dhe të zgjidhet fillimisht Presidenti e më pas Qeveria, si e vetmja mënyrë e cila ruan balanset e pushteteve, pluralizmin poltik dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosoves, në të kundertën, do të rrëshqitej në vorbullen e lojes obstruksioniste dhe destruktive të Levizjes anarkiste e cila do dëmtonte shtetin dhe Institucionet e vendit.
Poqëse LVV, synon të formoj Institucionet pa nevojën për Opoziten, që i bije duke mos hjekë dorë nga pozita e Presidentit atëherë “Regjimi i vjetër” duhet ta bojkotoj pushtetin e ri “demokratik” të “Liderit pan-shqiptar”, z.Kurti, që nga procesi i konstituimit të institucioneve e deri të ushtrimi “demokratik” i pushtetit të Tij !
Votimi eventual i kandidatit të LVV-së, për president të Republikës së Kosoves, nga ana e Opozites, do të ishte vetëvrasje politike, nënshtrim ndaj hegjemonisë dhe mbytje e demokracisë parlamentare me rreziqe të paparashikuara për orientimin dhe vetë fatin e vendit.