Përgjegjësit kanë emër : LVV dhe lideri i saj anakronik & anarkist, z.Albin Kurti !
Skenari dhe axhenda e protestave të dhunshme ndër vite, e LVV-së dhe liderit të saj anarkist, z.Kurt ; anti-kombëtare dhe anti-shtetërore, pra anti-Kosovë, nga kjo distancë kohore bënë t’kuptohet së e njëjta ishte edhe axhendë e armiqëve tanë shekullor !
JO, zonja A.Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës !
Moni dhe Arbeni nuk janë protagonistët dhe sakrifikuesit e shtetësisë së Kosovës, por janë viktima të një komploti kundër pavarësiës dhe shtetit të Kosovës, komplot të cilin e keni drejtuar ju si levizje anti-kombëtare dhe anti-shtetërore në t’gjitha proceset historike dhe n’kontekstet kruciale për fatet e vendit deri në marrjen e pushtetit me 14 shkurt 2021.
Moni dhe Arbeni, ishin vetëm dy nga qindra e mijëra qytetarë të lajthitur, të manipuluar dhe t’mashtruar nga një skenar ogurzi i një levizje deri atëherë histerike, dhe një axhende anti-Kosovë dhe anti-shtet e cila kishte dalë hapur kundër interesave nacionale dhe fryteve të lirisë së arrirë me sakrificën e kombit ndër breza dhe ndihmes vendimtare të partnerëve tanë strategjik n’krye me Amerikën n’krye të alencës veriatlantike, NATO-së !
Zonja Ministre, mos manipuloni tutje !
Moni dhe Arbeni, janë viktima të kauzës suaj për pushtet, dhe jo sakrifikues për shtetin e Kosovës, të cilin ju si levizje dhe lideri i juaj, Albin Kurti e keni njohur vetëm kur keni marrë pushtetin, pra tek pas 14 shkurtit 2021.
Levizja e juaj nuk ka sjellë dhe as ndihmuar pavarësinë e Kosovës duke kundërshtuar e luftuar me mjete dhune dhe terrori ; n’rrugë & n’institucione të gjitha proceset kruciale-historike që nga procesi i luftës çlirimtare, lirisë së vendit dhe deri të pavarësimi dhe shtetëndertimi..!
Moni dhe Arbeni, janë viktima të mendësisë fashiste të levizjes suaj anti-shtetërore & anti-kombëtare, në hallkën e proceseve legjitime dhe legale që lidhnin lirinë & pavarësinë e Kosovës si proces logjik i levizjes nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri & pavarësi n’krye me presidentin historik Rugova.
Dëmi që keni shkaktuar vendit, përfshi viktimat në fjalë ; Mon Balaj dhe dhe Arben Xheladini, nuk shpaguhet me pushtetin tuaj me çrast lëshuat “bajrakun”, duke pranuar si valide dhe kredibile të gjitha ato të cilat deri dje i kishit kundërshtuar e luftuar me mjete dhune e terrori mbi pronen publike, institucione shtetërore dhe simbole nacionale.
Tregojuni shqiptarëve se pushteti ishte kryekauza sublime e LVV-së !
Me kaq lehtësi, si levizje kundër negociatave dhe për vetëvendosje, pra kundër procesit negociator të Vjenës për statusin e Kosovës , proces ky që solli Pakon e Presidentit Ahtisari për pavarës, pranuat të gjitha të arrituarat si të mirëqena vetëm pasi erdhët në pushtet, dhe tani në vend që të pranoni dëmët e shkaktuara vendit dhe n’veqanti familjeve të viktimave ; Balaj & Xheladini, ju vazhdoni me hipokrizinë bizare se viktimat tuaja ishin “sakrifikues të shtetësisë së Kosovës”, JO !
Ju si levizje anarkiste, LVV dhe lideri i saj, Albin Kurti, me ideologji fashiste dhe anti-shtetërore, jeni përgjegjës për viktimat e protestës së 10 shkurtit 2007, për të ndjerët Mon Balaj, Arben Xheladini dhe të gjithë të lënduarit tjerë, pjesëmarrës në protestat anti-kombëtare dhe anti-shtetërore.
“Përqafimi” i pushtetit në shtetin të cilin e luftuat apriori, provon mësëmiri hipokrizinë tuaj dhe t’levizjes suaj anti-shtet deri në fund.
Ajo që mbetët të shihet, por që po provohet dita me ditë katercipërisht, është fakti se ky rrugëtim i juaji si LVV, ka një axhendë anti-shtetërore, pra anti-Kosovë, por për fatin tonë të ligë, nuk jeni vetëmn’këtë rrugëtim, por keni ortak & ko-auotor të këtyre projekteve dhe pojeksioneve fatale & fataliste për vendin.
Sot në përvjetorin e 16-të, të viktimizimit politik të Monit & Arbenit nga ana e LVV-së, nderimi më njerëzor dhe ma meritor për viktimat dhe familjë e tyre, do të ishte pranimi i fajit për krimin e kryer me paramendimim nga ana e organizatorëve të asaj proteste të pajustifikueshme dhe kundër interesave nacionale dhe shtetërore të Kosovës martire.
Zoti i bekoftë viktimat ; Mon Balaj & Arben Xheladini !