LDK-ja, sulmohet e luftohet prore, që nga ngjizja e saj n’fundvitet e 80-ta, të shekullit të kaluar, si Levizje nacionale e shqiptarëve të Kosoves në krye me presidentin historik Rugova, nga Serbia armike dhe jo rrallë herë edhe n’sinkron me qarqe shqipfolëse në vend që penetrojnë në menyrë diversive & përverse deri n’palcen e saj.
Pas Testit “demokratik” në LDK, autorësinë e të cilit mbante z.Sejdiu & Co, që i arritën të ndajnë në dysh LDK-në e Rugoves bashkë me akademik Nexhat Dacin, tanimë, i njëjti skenar por vetëm më ndërrim të akterëve kryesor, i ndodhi LDK-së, përmes Vjosa Osmanit, e cila u përdor si “Kal Troje” nga LVV-ja e z.Kurti, për ta fragmentarizuar edhe një herë LDK-në dhe për ta dobësuar fuqinë e saj politike në vend.
Ngritja e LVV-së, përkatësisht dyfishimi i saj dhe rënja drastike e LDK-së, përkatësisht, përgjysmimi i saj, janë rezultat i luftës politike agresive të LVV-së kundrejt LDK-së, përmes frymes populiste dhe diskursit të instaluar publik e medial, duke e fajsuar dhe penalizuar LDK-në si regjim i vjetër dhe shkaktare e gjëja deshtimit të shtetit të Kosoves në 20 vitet e fundit, derisa LDK-ja ishte n’qeverisje me vendin në një kohë të jashtzakonshme dhe sfiduese përball Pandemisë dhe Dialogut.
Në anën tjetër, LDK-ja kishte humbur imunitetin, ngase në radhet e saja deri n’maja të “piramides”, kundershtari politik (LVV), i’a kishte dalë mbanë që të penetroj thellë me mëndësi dhe akterë të cilët ishin gjithëçka tjeter por jo edhe LDK-istë dhe në sherbim të saj, kur ky sherbim ishte imediat për shtepinë e cili i ushqeu dhe i ngriti n’karierë, siq ishte rasti me Vjosa Osmanin, ish kandidate e LDK-së për Kryemnistre dhe më pastaj në sherbim të LVV-së dhe të Albin Kurtit.
Rrëzimi i Qeverisë Kurti dhe shkarkimi i Vjosa Osmanit, imediat !
Kurti dhe Osmani, në vend të bashkëqeverisjes me LDK-në, kishin zgjedhur prishjen e marveshjes dhe provokimin e thirrjes së mocionit, për çfarë ky mocion mosbesimi, mori mbi 83 vota në Parlament, dhe krijimi i shumices së re nga ana e LDK-së dhe formimi i Qeverisë Hoti, ishte veprim i duhur dhe n’sherbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosoves i cili pëballej me Pandeminë dhe procesin e Dialogut me Serbinë.
Kryemnistrin Hoti dhe lidershipin e LDK-së gjatë gjithë kësaj përiudhe, e sabotuan nga brënda “reformistët”, përkatësisht oportunistet të cilet fërkonin duart në deshtimin eventual të kabinetetit Hoti, brishtësinë në numra të shkaktuar nga depuetet e vetë LDK-së, por lojal ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, si binom i LVV-së.
LDK-ja, s’kishte alternativë tjetër përballë frymes së “ndryshimit”, të mbeshtetur nga diskursi populist dhe agresiviteti madiatik i studiove televizive dhe rrjeteve sociale në njërën anë, si dhe sabotimi që i bëhej nga brënda në çdo çasje dhe veprim në qeverisje dhe në proceset sfiduese n’shtetndertim.
LDK-në, nuk e ka dëmtuar akademik Isa Mustafa si Kryetar i LDK-së, për vendimet e strukturave të partisë në lidhje me mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti, ku z. Mustafa ka qenë vetëm një zë dhe kishte vetëm një votë, sikurse, nuk e ka dëmtuar në rastin e shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së, kur ky vendim, ishte i KP-së dhe i Kryeisisë dhe jo i Kryetarit Mustafa i cili ishte vetëm njeri prej tyre.
LDK-në, nuk e ka dëmtuar Agim Veliu, kur është shkarkuar nga ish Kryemnistri Kurti duke e shkelur marrveshjen e koalicionit qeverises me LDK-në, ngase nuk ishte vullneti i z.Veliu, por i z.Kurti.
LDK-në, e kanë dëmtuar oportunistet dhe sabotuesit të cilet, jo vetëm që nuk punuan dhe nuk promovuan qeverisjen e LDK-së dhe sukseset e Kryemnistrin Hoti, por bënë të kundertën, duke u deklaruar hapur në media dhe rrjete sociale se të njëtit nuk ishin për shkarkimin e Kurtit dhe aq ma pak të zonjes Osmani, mandej shkarkimin e kësaj të fundit e quanin edhe përjashtim nga LDK-ja, gjë që s’ishte fare e vertetë, edhe pse kjo e fundit, hapur kishte shkelur statutin e LDK-së, dhe promovonte VV-në dhe z.Kurti.
Oportunistet të cilet në emër të reformimit dhe ndryshimit, janë të gatshëm nesër t’ia kthejnë shpinën lidershipit të ri, sikurse bënë sot kundrejt lidershipit të larguar, ngase interesat e ngushta personale dhe ato klientaliste e grupore, i kanë mbi moralin politik dhe mbi parimet bazë të një relacioni të ndertuar e të proklamuar.
Si humbëse e zgjedhjeve të 14 shkurtit, LDK-ja, ka pranuar rezultatin dhe konform tij, mori përgjegjësitë e humbjes dhe filloj një proces ndryshimi radikal, i cili kulmoj me lidership të ri dhe organe të reja drejtuese, dhe në këtë proces reflektimi, ajo duhet të kujdeset me sa vijon :
Të mos merr autorësinë e fajësisë për “deshtimin” e shtetit, dhe cilësimin si “regjim i vjetër”, konstrukt ky i diskursit populist dhe agresivo-propagandistik i VV-së dhe liderit të saj shpirtëror, Kurthi, në mënyrë që humbja e zgjedhjeve të mos lexohet si dorëzim dhe nënshtrim ndaj hegjemonisë, por si pikë reference për ngritje dhe ngjitje n’piadestal.
Marrja e LDK-së me vetëvetën dhe “lufta” penalizuese brënda llojit, në vend që të merret me proceset dhe vetë kundershtarin, do t’ia lehtësonte kundershtarit shtrirjen e hegjemonisë e cila përveq nënshtrimit disfatist do të ishte edhe poshtërim fatal për LDK-në.
f.b