Ironi & hipokrizi e kulluar !
Agresioni serb i 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Leposaviqit, dhe vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Heroit Afrim Bunjaku, i barasvlershëm me fletarrestin e INTERPOL-it për kriminelin Milan Radojçiq !
Ndëshkim se jo mahi i Serbisë për agresionin mbi Kosovën !
Në vend të sanksionimit të Serbisë dhe kerkesës ultimative për ekstradimin e të gjithë Grupit Terrorist që organizoj agresionin dhe kreu sulmin terrorist mbi Kosovën, bashkësia nderkombëtare mjaftohet me një fletarrest të INTERPOL-it për vetëm një nga kriminelët e atij akti makabër.
Ku dhe në cilin shtet është e mundur që të kapet krimineli Milan Radojçiq nga ky fletarrest i INTERPOL-it ?
Në Mbretërinë e Bashkuar, në SHBA dhe eventualisht n’Kosovë, poqëse rastisë në trupat e KFOR-it nga radhet e Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, vende këto të cilat e kanë në Listën e Zezë, kriminelin Milan Radojçiq.
As në Shqipëri s’jam shumë i sigurt !
Në vendet e BE-së, krimineli Milan Radojçiq nuk do të arrestohej, për faktin se BE si Union nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pra e njeh zyrtarisht Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
Kush ka fajet, pushteti i Kurtit, apo “Rexhimi i vjetër” ?!
Edhe Kosoves së Kurtit & Osmanit, nuk i detyrohet INTERPOL-i, meq me Marrveshjen për Normalizim të Brukselit, kan hjek dorë nga shtetësia e Kosovës dhe e kan ri-aktualizuar Rezoluten 1244 duke e kthye Kosovën e para statusit, përkatsisht ; para 17 shkurtit 2008.
Por, pushteti i Kurtit & Osmanit, prap do ta quajnë sukses të jashtzakonshëm, këtë “progres” të Kosovës.
fb