Derisa dje me Kryemnistrin Hoti :
“Dialogu me Serbinë ishte Dialog për njohje reciproke, me parimin : S’ka marrëveshje për asgjë, pa marrëveshje për gjithëçka” !
Sot me Kryemnistrin Kurti, Dialogu me Serbinë ka degraduar në :
Marrëveshje normalizimi me Serbinë me “parimin” : Vetëmenagjimin e Veriut të Kosovës nga serbët dhe shtetëzimin e Kishes “serbe” në Kosovën e panjohur formalisht nga Serbia, por me njohje “defakto”, absurd i llojit sui-generis !
Marrëveshje normalizimi BE si lehtësuese e Dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për shkak të 5 vendeve mos-njohëse, por në anën tjetër, njohin Serbinë dhe promovojnë asimetrinë ndaj palëve e cila është diskriminuese ndaj Kosovës.
Sot Qeveria e Kosovës me Kryemnistër Albin Kurti, ka rrëshqitë në axhendën serbe, me apo pa vetëdije, duke degraduar gjithë procesin e Dialogut, nga Marrëveshja për njohje reciproke që ishte n’kohën e Kryemnistrit Hoti, në normalizim të marëdhënjeve pa njohje reciproke.
Si pasojë e jo-koordinimit me aleatët dhe refuzimit të këshillave amerikane si njerit nga partnerët strategjik & jetik të Kosovës, nga ana e pushtetit të Kurtit, përfunduam n’sanksione, me :
Izolim ndërkombëtar,
Pezullim të fondeve, dhe
Nderprerje të proceseve integruese dhe të antarësimit…!
Si konsekuencë & pasojë e një politike kryeneqe t’papërgjegjshme dhe iracionale të një Kryeministri prepotent, populist dhe antiperëndimor, aleatët tanë në BE, NATO dhe vet SHBA-të, pas sulmeve të bandave teroriste të serbëve në Veri të Kosovës mbi policinë e Kosovës, mediat dhe gazetarët, si dhe mbi vet trupat paqëruajtëse të KFOR-it, i quajtën protesta të dhunshme të qytetarëve serb, por të provokuara nga pushteti i Kurtit.
I njëjti perëndim, pra ; BE, NATO dhe Amerika, kindapimin e tre policëve tanë n’detyrë dhe n’brëndi të teritorit të Republikës së Kosovës, nuk e quajti agresion të Serbisë në Kosovë dhe kindapim pengmarrjën e policëve, por e quajtën arrestim të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës !
Në rastin e tretë, këtë të aktit flagrant të agresionit të Serbisë në Banjskë të Leposaviqit me 24 shtator, kur grupi militarë-terroristë nga Serbia, vrau rreshterin e policisë së Kosovës, Heroin Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë, i quajti sulmues të armatosur dhe heziton t’a fajësoj Serbinë, e lere më ta ndeshkoj me masa për agresion…!
Cili ishte leksioni i nxjerrë nga këto zhvillime ?
“Rasti i sulmit në Bajnskë, flet për nëvojën e Dialogut dhe formimin e Asocisacionit”, thonë ndermjetësit e BE-së.
Përveq se i’a dhuruam Serbisë aleatët tanë, të njëjtit vlerësuan si të pa-aftë Kryemnistrin e Kosovës në de-përshkallëzimin e situetës n’Veri, na ndeshkuan me masa shtrenguese ekonomike & diplomatike dhe n’fund dje sollën edhe draft-Statutin e Asociacionit, përkatësisht të Autonomisë politike për serbet e Veriut dhe statusin shtetëror të kishave dhe manastirëve serbe në një Kosovë pa njohje nga Serbia dhe as nga vet BE-ja.
Kurti, s’deshi ta draftoj Statutin e Asociacionit konform Marrëveshjes së 2013-së dhe asaj të 2015-së me vërjetjet nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe letres se Mogherinit drejtuar ish Kryemnistrit Mustafa, dhe tani jemi para aktit të kryer : merre ose lere, por me pasoja katastrofale për shtetësinë e Kosovës.
Një gjë dihet :
Poqëse draft-Statuti i propozuar nga euro-amerikanët, imponon ndryshime kushtetuese, atëherë ky do të ishte fundi i karakterit unitar të shtetit, dhe të një Kosove multietnike, e pse jo edhe të vet shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës.
Kurti nuk e ka problem shtetin dhe as shtetësinë e Kosovës, por ka hallin të pushteti dhe të akomodimi i këtij degradimi tek turmat e manipuluara dhe të hipnotizuara skajshmerisht.
Madje, edhe sot gjithë ditën, flet për turmat dhe jo për interesin nacional të Kosovës të cilin e ka dëmtuar rëndë, deri në shkallë tradhëtie kombëtare & shtetërore.