E kerkonë dhe përfiton pushteti, e jep dhe paguan opozita, por në fund fiton shteti dhe fitues dalim të gjithë.
Në Gadishullin Ilirik, kemi përballë t’njëjtën Serbi që nga viti 1877, dhe bashkë me Albin Kurtin n’politikë që nga viti 1997 !
Serbia ka metamorfuar n’kohë format e sistemit dhe të regjimeve konform konteksteve historike, por n’raport me shqiptarët, robëria dhe shtypja ka qenë gjithëmon e egër dhe barbare.
Pra, kishim dhe kemi përballë një Serbi hegjemoniste, fashiste dhe gjenocidale në trajektorën e saj shtypëse dhe të programuar ishte konstante & konsistente : zhbërja, shfarosja & zhdukja e shqiptarëve n’Gadishullin Ilirik, me theks të veqantë nga Dardania Antike-Kosova !
Përballë Serbisë së Millosheviqit dhe asaj Millosheviqiane, që nga viti 1997, Albin Kurti, politikes së Kosovës dhe lidershipit të saj legjitim & legal, kurr dhe asnjëherë nuk i ka dhënë konsensus dhe nuk ka promovuar atë, përkundrazi !
Albin Kurti, si oponent dhe më vonë edhe si opozitar, jo vetëm që s’ka dhënë konsensus në asnjë fazë dhe në asnjë proces historik të Kosovës, por e ka kundershtuar dhe e ka flakur e luftuar me t’gjitha mjetët dhe metodat, konvencionale dhe jokonvencionale, përfshi dhunën dhe sabotimin, që nga Rambuje e deri të Pavarësimi i Kosovës me 17 shkurt 2008 !
Ku fshihet lepuri ?
Albin Kurti e kerkon konsensusin derisa është vet n’pushtet, por nuk e jep dhe as promovon kurr në opozitë, dhe këtë e ka promovuar fuqishëm gjatë këtyre viteve :
Albin Kurti është jo-protokolar, jo-procedural dhe mbi të gjitha ; jo-konvencional, i tillë është provuar gjatë dorëzimit të pushtetit dhe mandatit ligjor & kushtetues të pozites së Kryemnistrit, për vete dhe kabinetin e Tij qeveritar.
Në përvojën e rotacionit të pushtetit me Albin Kurtin protagonist, ky i fundit dy herë mori dhe pranoj mandatin e Kryemnistrit të vendit në mënyrë kushtetuese, por e dorëzoj atë në mënyrë primitive dhe skandaloze duke demoluar e vandalizuar edhe zyrat e shtetit të cilat i sherbyen pushtetit të Tij, duke i lënë edhe pa flamuj nacional shtetëror, si një mediokër dhe pa kulturë shtetërore dhe prej shtetari, por si një zuzar !
Albin Kurti është përfid dhe i pacipë n’politikë !
Ay kerkon konsensus dhe pajtim vetëm atëherë kur i konvenon atij dhe pushtetit të tij absolut, dhe kur nuhatë rrezikun për vete dhe pushtetin e Tij kryekëput përsonal, por jo edhe atëherë kur nuk ekzistonë ky rrezik dhe nga ky rrjedhë konstatiimi se konsensusin e ka interes personal dhe jo bindje politike për shtetin, dhe kjo është ma e keqja e të këqijave të tij.
Konsensusi politik si sens dhe kulturë, duhet të kultivohët e promovohet nga klasa politike e vendit, në pozitë dhe n’opzitë, ashtu siq jep shembullin sot e gjithë ditën LDK-ja dhe lidershipi i saj në të gjitha etapat e ecjës sonë si shoqëri dhe shtet, dhe këtë duhet t’a mësoj e promovoj edhe Albin Kurti dhe VV-ja, edhe atëherë kur është në opozitë dhe jo të bënë të kundërtën sikur deri me tani !
Albin Kurti, mbeshtetësit e tij, dhe ata të cilët e promovojnë si “lider shpirtëror” duhet ta këshillojnë atë se politika është art i së mundshmës dhe jo demagogji, zatën jo vetëm t’i glorifikojnë sjelljët dhe çasjen e tij apriori, por ta ndihmojnë atë të ndryshoj radikalisht nëse e do vendin dhe sherbimin ndaj tij.
f.b