Prehuni të qetë, Arben Xheladini e Mon Balaj, por Lideri i juaj shpirtëror, tanimë Kryemnistër i vendit, z.Albin Kurti, ka lëshuar bajrakun !
Pushteti ishte kauzë sublime e Kurtit, e cila ishte kamufluar ndër vite me veprime jodemokratike & violente ; agresive, populiste dhe fataliste për Arbenin & Monin, por triumfaliste për Liderin shpirtëror të turmave, tanimë të xhveshur nga çdo konsistencë tjetër, përveq pushtetit absolut dhe kultit të individit !
Diskursi atavist & revolucionar si recidiv i mendësisë bolshevike të Albin Kurtit në luftën ekskluzive për pushtet, ka sjellë pasoja kardinale në proceset politike të vendit, që nga rezistenca paqësore dhe ajo e armatosur, deri të liria, pavarësia dhe shtet-ndertimi !
Beteja e Kurtit kundër partnerëve tanë strategjik ; misioneve ndërkombëtare paqë-bërëse dhe paqëruajtëse, përfshi “luftën” kundër institucioneve shtetërore dhe pushtetit demokratik ; legjitim & legal, deri me akte terroriste edhe me çmimin e humbjes së jetërave të Balajt, Xheladinit, Deharit dhe jo vetëm, kishte obsesion fanatik : pushtetin e Kurtit.
Nderimi i viktimave sot, hipokrizi e kulluar e z.Kurti !
Sot, z.Kurti, në vend të kurtoazisë së nderimit të viktimave në fjalë, duhet t’u kërkoj falje publike familjëve të këtyre viktimave dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës,meq hipokrizia e Tij mori fund në momentin e hipjes & ngjitjes n’fron, në postin e Kryemnistrit të Republikës të cilën e luftoj me t’gjitha mjetet, përfshi trupat e Arbenit & Monit !
Republikën, institucionet dhe simbolet e luftuara me gjakun e Arben Xheladinit & Mon Balajt, me ngjitjën n’karriken e Kryeministrit, i ka pranuar pa hezitim dhe me shumë entuziazëm lideri shpirtëror i “LVV-së” , z.Albin Kurti !
Vrasja e njerëzve për kauzën e pushtetit, është krim i rënd, krim makabër i cili duhet të vret ndergjegjën e autorëve n’veqanti, dhe atë kolektive-kombëtare n’përgjithësi !