Kosova nuk e lexoj drejtë momentumin, ra në grackën e Serbisë armike duke luajtur lojën e saj me apo pa qellim, me çrast dëmtoj partneritetin me aleatet tanë strategjik n’krye me Amerikën, dhe bëri kauzën serbe kauzë të perëndimit, me apo pa vetëdije, dhe tani jemi para aktit të kryer ; merre ose lere…!
Ka marrëveshje për normalizim, s’ka marrëveshje për njohje,
Ka ma shumë Serbi në Kosovë, ka më pak Kosovë n’veri të vendit,
Ka marrëveshje për ngrirje t’konfliktit, s’ka progres për Kosovën,
Ka marrëveshje për Asociacion të Komunave Serbe, por jo edhe për shqiptarët n’Luginë (Preshëvë, Medvegjë e Bujanovc) !
Ka marrëveshje për të drejtat ekskluzive & suplementare për serbët n’Kosovë, dhe ;
S’ka reciprocitet me Serbinë dhe as për Kosovën Lindore,
S’ka avansim të të drejtave të shqiptarëve n’Luginë, madje as garanci se nuk do t’u mohohen edhe të drejtat elementare të njeriut atje !
Me Kurtin n’pushtet dhe “sovranizmin” e Tij, kemi përmbysje t’narracionit politik për palet, tanimë serbët trajtohen si viktimë, derisa Ne si dhunues, PSE ?
Ka marrëveshje për të drejtat ekskluzive & suplementare për serbët n’Kosovë, sepse ka ;
– Autonomi politike & teritoriale për AKS-në n’veri të Kosovës,
– Të drejta ekskluzive të garantuara për serbët n’enklava tjera,
– Eksteritorialiteti si model i ruajtjës së Kishave dhe Manastirëve,
– Avansim dhe garancione për të drejtat e serbëve n’veri dhe gjithandej n’Rrpublikën e Kosovës !
Serbia bënë progres, Kosova regres !
Duke mbrojtur qendrimin : Kurrë se njohim Kosovën dhe duke mos e larguar nga preambula e Kushtetutës së saj si teritor të vetin dhe të marrë me dhunë përkohësisht.
Procesi i ngrirë për Kosovën, favorizon Serbinë dhe ndeshkon Kosovën, ngase Serbia është anëtare e OKB-së dhe e të gjitha organizatave nderkombëtare, përjashto këtu vetëm NATO-në për të cilën kurrë s’ka shfaqur interesim për shkak të bombardimeve të saj mbi Serbinë në pranverën e vitit 1999 për çlirimin e Kosovës dhe BE-në, ku Serbia është anëtare kandidat që nga vitit 2012.
Ngrirja e procesit dhe betonimi i staus-quos, në vend të njohjes nga Serbia, e ndihmon këtë të fundit qëdhe për një kohë të gjatë, t’a sabotoj Kosovën, “luftoj” pavarësinë e saj, dhe t’a çmontoj edhe shtetësinë e brishtë të një Kosove të izoluar dhe me një AKS kancerogjene brënda !
Pasojat e pashmangshme për Kosovën :
Mosnjohja e Kosovës nga Serbia, bënë që kjo njohje të mos i vije Kosovës në asnjë rrethanë nga 5 vendet jo-njohëse të bllokut të BE-së, dhe më këtë fakt, edhe nga vetë BE, duke vazhduar të këtë qendrim NEUTRAL ndaj statusit të Kosovës, ose nuk e njeh pavarësinë e saj.
Mosnjohja e pavarsisë së Kosovës nga Serbia, është kusht bazik & substancial i mos anëtarësimit tonë në OKB !
Mosnjohja de-jure nga Serbia e shtetit ë Kosovës, pengon këtë të fundit të bëhët anëtare e Alencës veri-atlantike (NATO-së), si një vend me kontekste reale me fqinjin verior, Serbinë !
Mosnjohja de-jure e Kosovës nga Serbia, pengon Kosovën në integrimet euro-perëndimore dhe antarësimin në BE & OKB.
Premtimet e planit franko-gjerman për normalizim të raporteve me Serbinë pa njohje de-jure, por me një njohje, kinse de-fakto të realitetit, janë dhe mundë të jenë joshëse, por janë boshe dhe të avullueshme sikurse janë avulluar gadi të gjitha premtimet për koncesionet e dhimbshme n’proces të DIALOG-ut !
Për pasojë :
Mbesim n’defanzivë dhe me shpresën se një të ardhme të kemi një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, të cilën e kishim në dorë, por e lëshuam fatkeqsisht, për t’u kthye n’pikën zero.
Nga një vend i izoluar, i kontaminuar dhe në një statu-quo të ngrirë, ikja e të rinjëve do të jetë edhe më intensive,
Investimet serioze do të mungojnë, për pasojë edhe zhvillimi ekonomik do të ngadalsohet dukshëm.
Kosova do varet nga remitencat, duke u kthye në një shoqëri të m’plakur dhe vetëm konsumuese, jo produktive dhe me përspektivë të vrarë nga pushteti i pandërgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm i frymës së “ndryshimit”, alisa : LVV & GUXO !