Familja e policit të vrarë sot, Afrim Bunjaku, kanë hapur dyert për ngushëllime në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Raportohet se familjarët kanë hezituar të flasin para mediave për shkak të gjendjes së rëndë emocionale. Në shtëpinë e policit të ndjerë tashmë janë duke shkuar kolegët e tij, familjarët e qytetarë.