Familja Llausha kërkon drejtësi për vdekjen e familjarit të tyre në aksidentin ku u përfshi vetura e policisë

“Vëllai jonë Ademi ka qenë veteran i UÇK-së, pasi ishte kthyer nga Gjermania për tu bashkuar luftës së UÇK-së, për të cilën ai kishte kontribuar edhe financiarisht. Ai nuk ka marrë ndihmë nga askush ka punuar si taksist” tregon i emocionuar vëllai i tij Fehmiu.

Ai më tutje rrëfen se në momentin kur vetura e vëllait të tij është goditur nga ai e Policisë, shpejtësia e këtyre të fundit dyshohet se ka qenë rreth 150 kilometra në orë.

Ai më tutje tregon tutje se në ditën e parë kur kanë dërguar vëllain në QKUK, menjëherë është futur në një operacion dhe ka qenë në koma, pastaj po atë ditë dikush nga familjarët e policëve të përfshirë në aksident, kanë kontaktuar familje dhe më që nga ajo ditë askush prej tyre nuk i ka kontaktuar për të mësuar gjendjen e Ademit.

“Në ditën e parë që e kemi dërguar në spital ata familjarët e policëve të përfshirë kanë dërguar fjalë, vetëm kanë kërkuar falje dhe që nga 5 nëntori kur ka ndodh aksidenti deri më sot ata nuk janë lajmëruar fare”. Shteti na ka mbyt vëllain, ka qenë vëllai dy javë në koma, askush nuk është interesuar për gjendjen e tij”, ka thënë Fehmiu për tëvë1.

Më tutje, vëllai i të ndjerit tregon se familja Llausha kërkon vetëm drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre.

Fehmiu ka kërkuar edhe nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të angazhohen për rastin dhe të bëjnë sa më shumë që drejtësia të shkoj në vend.

“E ka len një djalë 15-vjeçar, gruan e re. Shteti le të ma shpjegon se si është e mundur 150km/h të vozitë policia në mes të qytetit. I bëj thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të marrin rastin seriozisht dhe ishalla vëllai jonë është i fundit dhe të mos shkoj dëm jeta e një veterani të UÇK-së”, thotë vëllai Fehmiu.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar zyrtar policor të dyshuar si i përfshirë në këtë aksident.

Aksidenti kishte ndodhur më 5 nëtor në orët e para të mëngjesit.