Familja kosovare që po shkonte drejt Zvicrës rrahet nga serbët në veri, 5 persona po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës

Situata në veriun e Kosovës është tensionuar tejmase në prag të hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

Strukturat paralele në veri të vendit Kanë bllokuar rrugët.Veriu.info mëson nga burimet e saj se një familje kosovare është ndaluar në pjesën veriore të vendit teksa po udhëtonin drejt Zvicrës pasi kishin kaluar pushimet në Kosovë.

LEXO EDHE KETE

Flet prindi i vajzës së bllokuar me familje në Rudare

Veriu.info mëson se kjo familje kosovare është rrahur nga serbët që kanë dalë në rrugë, dhe u është vjedhur vetura.3 persona të rritur dhe dy fëmijë po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës./Botapress.info./

ngjashme