Alban Zejnullahu, vëllai i Agonit që humbi jetën në rrethana të dyshimta nga përdorimi i forcës nga disa policë, ka folur në Kosova Live duke shprehur zhgënjimin e thellë me institucionet shtetërore.
“Kanë kaluar një javë e dy muaj dhe ne si familje, bashkë me avokatin tonë, kemi kërkuar qasje në informata, por nuk kemi marrë asgjë. Fare nuk e dimë çka po ndodh me raportin e tyre me IML. Asnjë përgjigje nga asnjë institucion zinxhiror i shtetit tonë. As edhe diçka. As avokati nuk ka pranuar ndonjë raport nga institucionet tona shtetërore. E vetmja deklaratë që kemi jepe është atëherë në IPK. Në vendet tjera as nuk na kanë kontaktuar. Është e çuditshme dhe e dhimbshme për ne,” tha Zejnullahu.
Ai theksoi se familja po përballet me vështirësi të mëdha:
“Çdo ditë po bëhet më e vështirë. Asgjë nuk është si më parë. Nuk na kanë lejuar as të jemi pjesë e procesit gjyqësor. Dhe që nga ajo kohë nuk kemi pranuar asnjë ftesë. Është sikur as nuk u intereson për ne.”



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë