Faji i zhegut të madh? – Tre kryetar komunash nënshkruajnë një dokument me datë të gabuar

Tre kryetarët e regjionit të Anamoravës kanë nënshkruar një dokument në të cilën është e paraqitur kërkesa për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve nëpër vendkalimet kufitare Breznicë – Karaçevë dhe Dobrosin – Pogragjë.

LEXO EDHE KETE

Tensione në një xhami në Podujevë

Por, në dokumentin e nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, kryetari i Kamenicës dhe ai i Bujanocit ka diçka që nuk shkon.

Në dokument shihet se data e figuruar është 22 gusht 2022, e që do të duhej të ishte 22 korrik 2022.

Ky gabim mund të jetë teknik, por të mos lëmë anash edhe ndikimin e temperaturave ekstreme që kanë mbizotëruar ditët e fundit në vendin tonë./Botapress.info/

 

ngjashme