Kanë kaluar 15 ditë kur Kosova u kërcënua nga një pop serb gjatë shugurimit të tij, i cili gjatë ceremonisë, në vend se t’i këndonte dhe t’i lutej Zotit, ai i këndoj dhe ju lut ushtrisë serbe që te kthehet në Kosove. Ceremonia humbi kuptimin e shugurimit të një popi në shugurimin e një gjenerali.
Gjithashtu nuk kanë kaluar as dy ditë nga manifestimi pompoz në Beograd i “unitetit serb rreth flamurit trengjyrësh” ku në fjalimet e presidentit Vuçiq, të serbit nga Bosnja Dodik, të patrikut Porfirije, u manifestua politika panserbe, e ngjashme me atw tw Ushqes të fillimit te viteve të nëntëdhjeta të proklamuar nga Millosheviqi.
Nuk ka dyshim se panserbizmi i tanishëm nuk ka pretendime në drejtim të “tokave serbe” në Kroaci, sepse Vuciq, Dodik dhe patriku janë të vetëdijshëm për mundësie e ndodhjes së në rrebeshi të “Ollujes” në rrethinën e Beogradit. Askund në fjalimet e treshes politike e shpirtërore serbe nuk u përmendën “varret serbe në tokat serbe” të Kninit dhe Sllavonisë.
Gjithashtu në Kosovë në qeverisje janë njerëzit që sa ishin në opozitë, vetëm për një fjalë të ndonjë zyrtari serb të qeverisë së Kosovës, organizonin bombardimin e Kuvendit të Kosovës me Zolla, me armatim kimik, sulmonin me Mollotov qeverinë e Kosovës dhe policinë, sulmonin pronat private të zyrtarëve shtetëror, sulmonin shtëpitë e gazetarëve, kurse me 15 shtator, të gjithë zyrtarët serb të qeverisë Kurti manifestuan ditën e unitetit serb me këngën “kada se vojsak serbska vrati në Kosovo”.
As një reagim, as një fjalë nga njeriu i cili sa ishte në opozitë nuk mbante kravatë, mbante në gjoks flamurin kombëtar, përdhoste simbolet e Republikës së Kosovës të fituara me lumenj gjaku.
Këto manifestime janë pretendime serioze përmes të cilave rrezikohet siguria nacionale e Kosovës; këto pretendime më shumë se kurrë kërkojnë angazhim diplomatik për të dhënë sinjalin paralajmërues në qendrat e vendosjes ndërkombëtare.
Fatkeqësisht, Kosova ndodhet para një kolapsi institucional nga injoranca dhe sabotimi i atyre që nga viti 1998 ishin kundër pavarësisë së Kosovës.
Fakti se pjesa më e madhe e misionit diplomatik të Kosovës është e zbrazët, flet për sabotimin që presidentja e vendit dhe kryeministri po i bëjnë politikës së jashtme kosovare me çka po rrezikojnë sigurinë nacionale të vendit.
Po ashtu, fakti i mosmarrëveshjeve të Kurtit dhe Vjosës se kush kë po e zgjedh ambasador, e ka lënë në mëshirë politikën e jashtësme të Kosovës, por gjithashtu flet për injorancën, papërgjithësinë dhe sabotimin që këta i bëjnë Republikës së Kosovës, të cilën e duan vetëm për pushtetin.
Shifra:
Bashkimi kombëtare