As një tradhti nuk ndodhë pa një kauzë patriotike.
Rekrutimi dhe futja e spiunëve në aksion është puna më e vështirë e shërbimeve inteligjente. Në këtë ndërmarrje, fitorja apo dështimi varën nga krijimi i “legjendës” (kauzës) përmes të cilës një spiun kamuflohet në ambientin ku planifikohet diversioni. “Kauza” për të qenë më bindëse, duet të përmbaj objektiva të paarritshme të cilat i kalojnë ato të mendjeve të patriotëve të vërtet, duhet të jenë populiste të cilat masat e mëdha njerëzish i pëlqejnë dhe i kapërdin më lehët të pa përtypura.
Psh, gjatë kohës së Rugovës, RDB, përmes “patriotëve” e akuzonin atë se është kundër interesave kombëtare sepse nuk po e dëshiron bashkimin kombëtar, ose është kundër luftës, etj.
Gjatë kohës së Jugosllavisë, shërbimet inteligjente serbe gjuetinë ndaj familjeve atdhetare e kanë bërë përmes personave të veshur me patriotizëm; duke i ju dhënë material të ndaluar për ta shpërndar, duke i mbajtur në burg gjoja për veprimtari atdhetare dhe pastaj duke i liruar apo krijuar hapësira për të ikur nga burgu; duke inskenuar maltretime fizike etj.
Në librin tim “Siguria” mes tjerash kam paraqitur portretin e spiunit të SDB “SLLAVNIT” me aktivitetin e tij në Bruksel, drejtim të patriotëve Vebi Ibrahimit, Emil Kastriotit dhe Alinafi Hoxha, i cili ja arriti që këta patriot para bashkatdhetarëve tanë t’i paraqes si udbash e vetën ta shndërroi në patriot të zjarrtë
Në letrën analizë që SDB bën për aktivitetin e spiunit “SLLAVNIT”, mes tjerash shkruan “nga një regjistrues dhe informator i deriatëhershëm, me sukses, futet në funksionin e përçarësit që me paraqitjen e tij në plenum krijoi përçarje në organizatë dhe ndarje të ashpëra brenda udhëheqjes në dy fraksione antagoniste, njëkohësisht duke iu shmang komprometimit”.
Sllavni vdes pas vitit 2000, dhe në libra që i botojnë individët dhe institucionet na paraqitet si patriot dhe kontribuues i madh i çështjes kombëtare.
Ka plot emra të “patriotëve” që mbajë emrin e rrugëve kryesore, kurse diku në periferi janë emrat e atyre që vërtet kanë qenë patriot dhe janë vrarë, apo burgosur nga ndihma e “patriotit” të rrugës kryesore.
Ka edhe nga ata që institucionet tona kujdesën të ju dërgojnë mirënjohje dhe të ju rehatojnë familjarët.
Portreti i spiunit serb ABAZOVIĆ, është i krijuar në patriot përmes kauzës “për luftimin e kriminelit dhe të korruptuarit Milo Gjukanoviq”. Natyrish se kjo shkrepi te shqiptarët e Malit të Zi, sikur që te ne shkrepi “lufta kundër SHIK” e presidentes dhe “bashkimi kombëtar” i kryeministrit.