Evropa në alarm, kjo është ngjarja më e tmerrshme që po ndodh në 500 vitet e fundit

Evropa po përfshihet në atë që konsiderohet thatësia më e madhe në 500 vjetët e fundit. Periudha e thatësisë ka të ngjarë të zgjatë të paktën deri në nëntor të këtij viti përgjatë Mesdheut Evropian.

Dy të tretat e Evropës janë nën një lloj paralajmërimi për thatësi, në atë që ka të ngjarë të jetë ngjarja e tillë më e tmerrshme në 500 vjetët e fundit.

Raporti i fundit nga Observatori Global i Thatësisë ka njoftuar se 47% e kontinentit është në kushte “paralajmëruese”, që do të thotë se toka është tharë.

Një tjetër 17-përqindësh është në gjendje gatishmërie, që do të thotë se bimësia po “tregon shenja stresi”.

Raporti paralajmëron se periudha e thatë do t’i godasë rendimentet e të korrave, do të ndezë zjarre dhe mund të zgjasë disa muaj më shumë në disa nga rajonet jugore të Evropës./Botapress.info/

ngjashme