Organizatorët e Eurovision 2025 kanë vendosur të fusin një risi për mënyrën se si do të shpallen finalistët, duke synuar të rrisin tensionin dhe emocionet te publiku.
Sipas rregullave të reja, tre vende do të shfaqen në ekran në të njëjtën kohë, dhe vetëm njëri prej tyre do të shpallet si finalist në atë moment.
Shembull i mënyrës së re të njoftimit: në ekran do të shfaqen Suedia, Kroacia dhe Portugalia. Pas disa çasteve pritjeje, prezantuesit do të shpallin se Suedia kalon në finale. Ndërkohë, statusi i Kroacisë dhe Portugalisë mbetet i panjohur.
Kur të vijë momenti i shpalljes së finalistit të dhjetë, gjashtë vendet e mbetura do të shfaqen në ekran dhe njëri prej tyre do të shpallet si i fundit që kalon në finale.
Ky format ishte planifikuar që të përdorej edhe në vitin 2023, por për herë të parë do të vihet në zbatim këtë vit.
Nata e parë gjysmëfinale nis në orën 21:00. Nga 15 performanca, 10 do të kalojnë në finale. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë edhe performancat e Italisë, Zvicrës dhe Spanjës, që janë të kualifikuara automatikisht në finalen e madhe.
Të tjera
Aktuale
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër Faruk Mujkës dhe ish drejtorit të kadastrës në Mitrovicë
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka
Aktuale
Zyrtari izraelit për Bashkëpunim Rajonal vjen në Kosovë – Nënshkruhet memorandum mes ministrive të të dy vendeve
Ministria e Jashtme ka njoftuar se
Aktuale
IKD: Qeveria në detyrë duhet të lirohet nga anëtarët e saj të cilët janë zgjedhur deputetë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)