Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambaski, nëpërmjet një postimi në Tweeter ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë.
Politikani bullgar tutje ka thënë se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit dhe shton se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dzhambaski./Botapress.info/