Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dënuar sjelljen e zyrtarit të tyre për parkimin e gabuar të veturës zyrtare.
Pas një sërë raportimesh të qytetarëve nëpër rrjete sociale, EULEX-i në Twitter ka dënuar veprimin e zyrtarit të tyre dhe janë zotuar se do të marrin masa disiplinore ndaj tij.
“E dënojmë me termat më të fuqishëm sjelljen e anëtarit të stafit të EULEX-it, i cili është parë duke e parkuar veturën në mënyrë jo të duhur në Prishtinë
Ne garantojmë se do të marrim masa të duhura disiplinore. E falënderojmë qytetarin e Kosovës që e solli këtë rast në dritë për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në postimin e EULEX-it, percjell Botapress.info
https://twitter.com/arberjasharii/status/1451877832863502339?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451877832863502339%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Feulex-i-zotohet-se-do-te-marre-masa-ndaj-zyrtarit-te-vet-qe-e-parkoi-gabimisht-veturen-ne-prishtine%2F