Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, njëherësh edhe ish-anëtar i partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, ka komentuar raportin e Freedom House për Kosovën, ku thekson ngritje të nivelit të demokracisë së shtetit.
Tronditëse: Studentja kosovare vdes rrugës për në Kosovë, ishte duke ardhur nga Italia
Vulini, në një prononcim për mediat serbe, me synimin për të tingëlluar shakaxhi, ka bërë një analogji mes substancave narkotike dhe ngritjes së nivelit demokratik të Republikës së Kosovës.
“Kokaina nuk është drogë për ata që mendojnë se shteti i rremë i Kosovës është simbol i demokracisë”, ka deklaruar ministri i Vuçiqit.
Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova thuhet se ka pësuar ngritje në nivelin demokratik.
Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.50 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 3.00.
Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit janë rritur po ashtu në 2.75, ndryshe nga 2.50, sa ishte në raportin e kaluar, ndërsa të gjitha vlerësimet tjera mbeten të pandryshuara nga një vit me parë.