Kanë vazhduar replikat në mes të Xhemajl Hasanit të Nismës dhe ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sadri Ramabajës pasi që ky i fundit e ka quajtur pro serbo-rus Hasanin e Nismës sepse me anë të një batute kishte thënë se do të kthehen në qeveri, shkruan Gazeta Botapress.
Ramabaja ka thënë se kur jeton e vepron duke ushqyer veten e rrethin me shpresat që të ofron lufta hibride serbo-ruse kundër Republikës dhe, kur asaj (luftës hibride), i bashkohesh pa vetëdije politike, e vetëkuptueshme, deklaratat si akt politik të njësojnë me mercenarët klasik.
Ndaj kësaj deklaratë ka reaguar Hasani i cili tha se asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e ndonjë shërbimi tjetër si dhe tha se ambicet e e Rambajës kanë kaluar të gjitha kufijtë.
“Dhe asnjëherë kurrë nuk kemi qenë pjesë e ndonjë shërbimi tjetër pos shërbimit për vendin tonë. Ambiciet e juaja të sëmura i kanë kaluar të gjithë kufijtë ku e kaluara dhe aktualiteti i juaj veç është i ditur botërisht”, tha Hasani.
Po ashtu Hasani tha se për mos suksesin e tj fajtor janë profesor Ramabaja sepse sipas tij nuk e ka mësuar si duhet.
“Unë nëse nuk jam i suksesshëm në politikë, fajtor je ti profesor Ramabaja se nuk me ke mësuar qysh duhet, nuk jam unë fajtor qe ty të kam pas mesimdhënës”, ka shkruar Hasani.
Hasani njihet për diskursin e tij publik, që gjithë fushatën zgjedhore e kishte shndërruar në sarkazëm dhe batuta. /Botapress.info/