• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Eshref Ymeri: Kryeservili i serbosllavizmit

nga Bota Press
24 Gusht, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Në portale të ditës së sotme, 24 gusht, lexova shënimin me titull “Rama për Bregoviçin: Muzikant i jashtëzakonshëm, ata që e sulmojnë janë kategoria më e ulët njerëzore”. Në këtë shënim, lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, njihen me përpjekjet e dëshpëruara të Ramës për t’u prezantuar shqiptarëve një tjetër Bregoviç, i cili, sipas tij, na përfaqësuaka “simbolin” e bashkëjetesës së popujve në gadishullin tonë.

 

Me sa duket, Ramës nuk i paska bërë fare përshtypje Eseja e shkëlqyer e gazetarit dhe e publicistit të talentuar Skënder Buçpapaj, me titull “Ftesa për Bregoviçin është politike”, e botuar po në Portalin “Voal”, të datës 18 gusht. Mbështetur në fakte konkrete, autori i ka bërë “rezonancën magnetike” figurës së Goran Bregoviçit, i cili, siç theksohet në Esenë në fjalë, “është tashmë zyrtarisht Hero i Popullit i Serbëve, pra, ai vjen në këtë veprimtari si hero i popullit të tij. Ai është fare i freskët nga marrja e Urdhërit të Yllit të Karagjorgjeviçit, dekretuar e dorëzuar nga presidenti
Aleksandër Vuçiç. Lexojmë te zëri përkatës enciklopedik se ky urdhër është dekorimi më i lartë civil dhe ushtarak i Serbisë. U themelua në Mbretërinë e Serbisë dhe fillimisht iu dha ekskluzivisht qytetarëve serbë në këmbim të shërbimeve të kryera ndaj monarkisë serbe, popullit serb dhe shtetit serb”.
Në të njëjtën kohë, autori i nderuar i Esesë, i ka bërë “rezonancën magnetike” edhe vetë Ramës, mikut të përzemërt të Bregoviçit, duke theksuar:

“Vështirë të gjejë shpjegim tjetër inferioriteti i Ramës ndaj Bregoviçit, kur kryeministri i Shqipërisë, prej 24 vjetësh në pushtet e prej 31 vjetësh në politikën aktive, nisur nga statistikat e internetit, është dymbëdhjetë herë më i famshëm se i ftuari i tij në festivalin e Korçës.

 

 

Ndërsa Vuçiçi, sipas këtyre statistikave, është dhjetë herë më i famshëm se Bregoviçi.Nga ata fëmijë të çmeritur të Bllokut dhe të periferive të tij, që iu ka mbetur i rrënjosur në tru Bregoviçi dhe jugosllavi i viteve 1970 e 1980, mund të jetë kryeministri aktual i Shqipërisë”.
Domosdo, duke qenë vetë viktimë e kompleksit të inferioritetit, Rama e ka truallin të gatshëm për të qenë inferior ndaj të huajve, të cilët, në rastin konkret, për mjerimin e tij, janë armiq të kombit shqiptar. Sepse Bregoviçi, paçka se nuk ka vrarë shqiptarë me dorën e vet, nuk ka ndonjë dallim nga kriminelët serbë, për të cilët ka kënduar, këndon, ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë simpati nën maskën e neojugosllavit.
Duke provokuar rëndë Prishtinën me ftesën që i bëri Bregoviçit, Rama dëshmoi fare shkoqur se është një kryeservil i regjur i serbosllavizmit, se është përçarës shembullor i kombit shqiptar, se është vazhdues i sprovuar i trashëgimisë serviliste të kryekriminelit të popullit shqiptar Enver Hoxha, i cili, siç dëshmon intelektuali i njohur me brumosje të admirueshme nacionaliste, inxhinieri kimist nga Çamëria, Sali Bollati, kishte dhënë porosi që, në librin e Abetares së fillores në vitet 1945-47, në faqen e parë, të botohej fotoja e mareshalit Tito, e shoqëruar me vjershën:
Tito luftëtar,
Tito Çlirimtar,
Tito Shpëtimtar i Popullit Tonë!
Ashtu si kryekrimineli Enver Hoxha, i cili, i brumosur deri në pore me kryeservilizmin e pështirë ndaj Titos, s’e kishte për gjë të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e vendit, edhe Rama s’e ka për gjë t’i fyejë rëndë të gjithë shqiptarët atdhetarë që ishin kundër ftesës për Bregoviçin dhe t’i vlerësojë ata si “kategoria më e ulët njerëzore”.

 

Të gjithë ata bashkëkombas të nderuar dhe të respektuar, që Rama i fyen publikisht për qejfin e Vuçiçit dhe të këngëtarit të tij, të cilin e ka dekoruar me dorën e vet, të mos e ndiejnë veten aspak të fyer. Përkundrazi, duhet ta ndiejnë veten krenarë. Le të lexojnë materialin e avokatit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Ilir Malindi, me titull “Edi Rama një i sëmurë psikik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv”” (Faqja e internetit “Albaniapress”. 26 maj 2020). Le të lexojnë, gjithashtu, artikullin bukur të goditur, me autor A. Morina, me titull “Edi Ramës i vjen një ‘goditje’ e rëndë: Ti je turp kombëtar, mohove gjenocidin serb mbi shqiptarët” (Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 24 gusht
2021). Feniks, Arizona
24 gusht 2021

Të ngjashme

Lajme

Asambleisti i i VV’së përçmon Duda Baljen, duke shpërndarë një postim

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Vjen një dorëheqje e papritur nga Lista Guxo

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Ekskluzive

Ku eksporton armë Serbia?

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Asambleisti i i VV’së përçmon Duda Baljen, duke shpërndarë një postim
  • Vjen një dorëheqje e papritur nga Lista Guxo
  • Ku eksporton armë Serbia?
  • Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt në KiE, Rama publikon dokumentin
  • Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.