Vetëm 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të vizitojë Shqipërinë.
Escobar do të vizitojë Tiranën zyrtare më datat 11-13 prill. Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, ndërsa prite të shmangë takimin me Sali Berishën./Botapress.info/