SHBA pret që Beogradi dhe Prishtina të ofrojnë një kornizë kohore për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe propozimet fillestare për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha sot i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe vlerësoi se ka ardhur koha të formohet asociacioni, raporton Tanjug.
“Ne presim propozime fillestare për formimin e asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura”, shtoi ai për mediumin serb, Tanjug.