Artisti i njohur, Luiz Ejlli që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania ka arritur që të kthehet ndër personazhet më të komentuar.
Ai ka krijuar një numër të madh të fansave edhe në Kosovë e kjo u dëshmua edhe gjatë ditës së sotme kur për të erdhi një dronë.
Kejvina me veprim të papritur ndaj Luizit pasi u përjashtua nga “BBVK”
Droni nga Kosova ishte për të treguar përkrahje për Luizin dhe Kiarën, të cilët shihen si një çift që po krijohet brenda shtëpisë së famshme.
Kjo befasi e fansave e ka lumturuar pa masë Luizin, i cili u shpreh se dasmën do ta bëjë në Prishtinë.
“Nga Kosova erdhi, na duan nga Kosova, duan me na pa bashkë, do ta bëjmë dasmën në Prishtinë”, i tha Luizi-Kiarës.