Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar disa problematika në territorin e qarkut të Shkodrës.
Raportohet se në Bashkinë e Pukës është dëmtuar çatia e spitalit. Një pjesë e çatisë me përbërje llamarine është shkëputur si pasoje e erës së fortë, duke bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit, shkruan A2.
Ndërkohë në bashkinë e Vaut të Dejës ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Vau Dejës dhe Bushat, ndërsa në fshatrat e njësive Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike.
Që nga pasditja e djeshme ka shkëputje të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballë, dhe Blerim.
Po ashtu janë dëmtuar disa pallate në qytetin e Fushë Arrzit, të cilëve u është zbuluar çatia nga era e fortë që ka shkëputur katramanë.
Sakaq në territorin e bashkisë së Shkodrës qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.
Në Lezhë edhe pse kanë rënë rreth 30 mm shi gjatë 24 orëve, nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura apo në digën e rezervuarit të Shtodrit.



Të tjera
Aktuale
Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Me një fjalim të mbushur me
Aktuale
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur
“Ne do ta bëjmë shtetin krah
Lajme
Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike