Dje, kampi i njësisë speciale të Policisë së Kosovës në Belvedere ka marrë emrin “Enver Zymeri”, polici që ishte vrarë në veri të vendit në vitin 2011. Mbiemri i policit, i cili është shpallur hero nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka nxitur reagime të shumta, meqë që nga vdekja e tij në rreth 100 % të rasteve është përdorur “Zymberi” dhe jo “Zymeri”.
Hutinë rreth mbiemrit të policit e ka rritur edhe më shumë fakti që në varrin e tij është shkruar “Enver Zymberi”.
Ka pasur edhe raportime në disa media lidhur me “huqjen” e mbiemrit nga shteti, për një gjë të tillë ka pasur edhe reagime nëpër rrjete sociale.
Nuk paraqitet në seancë, Gjykata do të urdhëroi Policinë për ta sjell multimilionerin Fatmir Grainca
Por cili është mbiemri i saktë?
Gazeta ka kontaktuar vëllain e të ndjerit, Egzonin, i cili ka thënë se mbiemri i saktë i familjes është “Zymeri” ashtu siç është shkruar në pllakate në Belvedere.
“Mbiemrin e km ky që është tash i vendosun edhe është i saktë Zymeri”, ka thënë ai për Express.
Enver Zymeri është vrarë gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak në veri në vitin 2011. Ai është shpallur Hero i Kombit.
Zymeri kishte lindur në vitin 1979 në fshatin Dubovc, Komuna e Vushtrrisë. Ishte Polic i Njësisë Speciale të Kosovës që nga viti 2002.
Postimi i kryeministrit Albin Kurti kur më 26 korrik 2022 kur policit i ishte referuar disa herë me me mbiemrin “Zymberi”