Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shpallur sonte kandidaturën e tij për kryetar të partisë, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.
Në një deklarim të tij në Rubikon në Klan Kosova, Hoxhaj u shpreh se ia cakton vetvetes qëllimet politike.
“Për këtë po angazhohem. Që të ketë garë. Mund të thotë dikush që Bedriu dhe unë nuk jemi më meritorët për këtë punë. Por këtë e caktojmë ne. Ia caktoj unë vetes misionin tim dhe sa mund të shtyjë një qëllim të caktuar politik” deklaroi Hoxhaj.
Ai deklaron se ka qenë në kontakt me shumë njerëz këto ditët e fundit, duke biseduar me anëtarët rreth kryesisë së re të partisë dhe ekipit që mund të synojë avancimin e partisë edhe në të ardhmen.
qëllim kryesor është që Kosova të largohet prej drejtimit aktual, që sipas tij, është drejt autokracisë.
“Unë jam i vendosur që të jem pjesë e garës. Por, po kërkoj garë fer dhe të barabartë…” tha mes të tjerash Hoxhaj.
Publikisht, ai i bëri thirrje partisë që të shtyhet data e Konventës së PDK-së, në mënyrë që të ofrohet kohë për të menduar përzgjedhjen e kryetarit.
Përveç Hoxhajt, kandidaturën për kryetar të partisë e ka shpallur edhe Bedri Hamza



Të tjera
Aktuale
Asamblistja Aida Doli bashkë me foshnjën e saj Kuvend Komunal të Mitrovicës së Veriut
Asamblistja shqiptare në Komunën e Mitrovicës
Aktuale
Sulm në një shkollë të Prizrenit, plagoset një 19 vjeçar
Në shkollën fillore “Emin Duraku” në
Aktuale
Seanca inauguruese në Zubin Potok, respektohen simbolet e Republikës së Kosovës
Edhe në Komunën e Zubin Potokut