Emisari gjerman: Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përgjatë vizitës së tij në Kosovë, ka deklaruar se Gjermania e njeh vendin si shtet të pavarur dhe se dëshiron ta shohë në të gjitha institucionet evropiane.

Sararzin këto deklarata i bëri në një konferencë të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke thënë se Gjermania po kërkon edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Marrëdhënia jonë është mjaft e mirë. Gjermania është mjaft e përfshirë në Kosovë, ne kemi investime të mëdha. Ne e dimë se në këtë vend kemi mjaft vështirësi lidhur me vendimet strategjeike, ne kemi nevojë urgjentisht që të ndodhë liberalizimi i vizave, jo vetëm si sinjal që Kosova është e barabartë, por është lajm i mirë edhe për rajonin. Gjermania është e qartë në këtë pozicion”, deklaroi ai.

“Ne flasim me partnerët tanë, u tregojmë se të gjitha kriteret janë arritur. Sa i përket kËshillit të Evropës, Gjermania e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe normalisht kërkon që të bëhet pjesë e të gjitha institucioneve evropiane”, tha ndër të tjera ai.

ngjashme