Ish-ministri i Jashtëm, tani deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për darkën që kanë pasur së bashku me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb, sonte me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.
Hoxhaj, informon se gjatë kohës së kaluar bashkë, në fokus ka qenë “e ardhmja e Kosovës me zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkan”.
Postimi i tij i plotë:
Darkë me Lord Peach, të dërguarin special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb! Fokus ishte e ardhmja e Kosovës me zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkan.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/11/406526629_873710584132731_3616853393922779946_n-800x600.jpg)