Politologia Donika Emini ka deklaruar se Kosova po përballet me ngecje serioze në procesin e integrimit evropian, duke thënë se problemi nuk qëndron vetëm te faktorët e jashtëm, por edhe te vetë institucionet e vendit.
Në emisionin “Info Magazine”, ajo deklaroi se Kosova nuk ka arritur të ndërtojë partneritete të thella politike me asnjë shtet anëtar të Bashkimit Evropian, të cilat do të mund të ndihmonin në avancimin e pozitës së saj brenda BE-së.
“Kosovën nuk e shtyn askush sepse Kosova nuk po e shtyn as veten. Kosova ka problem të mëdha politike për shkak të pesë vendeve mosnjohëse, por për fat të keq, Kosova nuk ka arritur që me një vend anëtar të krijojë marrëdhënie të thella politike, që do ta krijonin një partneritet që në njëfarë mënyre ta ketë dikë që i garanton brenda BE-së për Kosovën. Ka mundur të ishte Gjermania, pasi ishte për një kohë shumë të shkurtër”, tha Emini.
Ajo kritikoi edhe paqëndrueshmërinë institucionale në vend, duke përmendur proceset e shumta zgjedhore dhe mungesën e qeverisë funksionale si faktorë që kanë vonuar reformat dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Kosova nuk është duke i ndihmuar as vetes, për faktin që i kemi tre palë zgjedhje për më pak se dy vjet, fakti që nuk kemi pasur qeveri, ne vet e kemi vonuar ratifikimin e planit të rritjes, pastaj kur u bë lajmi i mirë që u ratifikua, prapë mbetëm pa qeveri. Dhe pa marr parasysh që ka vullnet politik, me vizitën e Marta Kos, nuk kemi qeveri legjitime për t’i shtyrë reformat përpara. Ne në Kosovë mund ta normalizojmë funksionimin me qeveri kujdestare, por në sytë e BE-së Kosova nuk ka qeveri”, deklaroi Emini.



Të tjera
Aktuale
Emini: Kosova po e pengon vetveten në rrugën drejt BE’së
Politologia Donika Emini ka deklaruar se
Lajme
Kosova ushqehet nga importi, toka bujqësore mbetet e papunuar
Tokë bujqësore ka mjaftueshëm, por një
Lajme
Hormuzi drejt rihapjes, thotë zyrtari amerikan
Shtetet e Bashkuara do të mbajnë